Përjashtohen 4 deputetë të Berishës, Nazarko: Duhet të dimë nga buron fuqia e Alibeajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me vendimin e Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve të Berishës, Shehu, Bylykbashi, Shehaj dhe Këlliçi.

Ai e cilësoi një vendim të pritshëm, ndërsa theksoi se ajo që duhet të ndodhë është përpjekja për bashkim kur ndodhen dhe përballë një palë zgjedhjeve.

Sipas tij, ajo që duhet të dimë është se nga i buron kjo fuqi Alibeajt për një vendim të tillë.

“Është një ndarje precize mes dy gorbaconeve ku nga 4 prej tyre, 3 janë me Alibeajn, kanë përcaktuar një linjë tjetër, pra të dyja palët janë përcaktuar fare qartë jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme por dhe për themelet e të dy grupeve. Ikja e këtyre deputetëve nuk më bën ndonjë përshtypje të madhe.

Ky vendim ishte i pritshëm dhe 8 janari i sivjetshëm sanksionon qëndrimin e njërit prej grupeve si të thuash që ka dhe vulën. Me aq sa merret vesh mënyra se si ata luajnë në grupe është përcaktuar dhe në këtë sens nuk shoh ndonjë gjë, normalisht që është e dëmshme për një parti të madhe, por edhe sikur të mos ngjas ky bashkim, ajo që quhet opozitë s’ka shumë hesape me ndarjet sepse ajo e ka të përcaktuar qëndrimin ndaj pozitës së sotme dhe në këtë sens, ajo që është e rëndësishme është se opozita tani e ka pak më të vështirë se janë zgjedhjet vendore”, u shpreh Nazarko.

Më tej Nazarko shtoi se nga pikëpamja ligjore, Alibeaj e di takatin e vet zyrtar. Kështu, ajo që duhet të kemi parasysh është që këto numërime janë pak të ngatërruara dhe çështja ka shkuar në gjykatë dhe zyrtarisht është ai vendimi i shkallës së parë që i ka dhënë të drejtë grupit ‘Antialibeaj’.

Lexo edhe :  ’Shqipëria 2030′ në BE edhe për një drejtësi të pavarur”,Rama:Detyra jonë të ngremë zërin

“Besoj se nga vendimi që do marri gjykata do përcaktohen shumë gjëra sepse Alibeaj është një roje. Por pavarësisht numrit, në përgjithësi duhet të dimë më saktë se nga buron fuqia reale ligjore e Aliabeajt për të ndërmarrë një vendim të tillë kur ai s’ka më numrin 21. Nëse ai është i sigurtë që ndërrimi i grupeve bëhet vetëm me fillimin e seancave ne thellojmë gjykimin që ai grup që ka vulën mund të bëjë arsyetime të tilla, besoj se kjo është arsyeja”, thekson analisti.

Sipas Nazarkos, problemei themelor në PD qëndron te non-grata e Berishës.

“Ka një problem thelbësor që ekziston në PD, që trimëria e Alibeajt është që të gjithë deputetët pro Berisha kanë pranuar heshtur që janë kundër vendimit amerikan. Ne harrojmë rrugës se ku ka nisur historia, e cila e ka zanafillën tek non-grata e Berishës. Nuk ka budalla në këtë botë, por garancia është e thjeshtë, amerikanët kanë thënë se këtë parti me në krye Berishën ne nuk e njohim, atëherë Alibeaj thotë që do shpëtoj atë pjesë që janë kundër kësaj. Ata votojnë siglën e PD në fund dhe jo kryetarin. Për mua nëse do isha kryetar i asaj partie do interesohesha të gjeja një sistem zgjedhor në mënyrë që copat e partisë të forcohen kur të shkojnë në zgjedhje. Ajo që po bën Alibeaj është e para që do mbajmë partinë e legalizuar nga amerikanët dhe së dyti atë parti që brenda rregullave do zgjidhet çështja në gjykatë”, citon Shpëtim Nazarko.

Të fundit

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV