Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shënime udhëtimi/ Ardenica, madhështia e një tempulli shpirtëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ai është një vend kulti i famshëm. Ndoshta u bë i tillë për shkak të pozicionit gjeografik ku u ndërtua. Ndoshta për shkak se kryetrimi Gjergj Kastrioti e zgjodhi si vend për të kurorëzuar martesën e tij me Donikën e Gjergj Arianitit. Ose ndoshta sepse shumë kohë më vonë, – atëherë kur nuk flitej më për objekte kulti, – territori i saj dhe vetë kisha u përdorën si shesh xhirimi ku u realizuan disa nga filmat e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Por gjithsesi, prania afër tij të jep një qetësi të pamasë shpirtërore.
Flitet për Manastirin e Ardenicës.

Rrugëtimi
Për të shkuar në Ardenicë, prej kryeqendrës, nuk duhet ndonjë mundim i madh. Janë vetëm rreth 100 kilometra rrugë që karakterizohet përgjithësisht nga autostrada, ku mund të ecësh mesatarisht me 80 kilometra në orë, duke iu përmbajtur tabelave që kufizojnë shpejtësinë.
Google maps të siguron se nëse zgjedh të udhëtosh në autostradën e Durrësit, të kalosh Golemin e Kavajën, e të marrësh për në Lushnje, janë 103 kilometra në dispozicion të cilat përshkruhen për 1 orë e 29 minuta.
Nëse do të zgjedhësh autostradën e Elbasanit e tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës t’ia mbash për nga autostrada e Fierit, – duke kaluar në periferi të Lushnjës gjithsesi, – janë 109 kilometra të cilat përshkohen për 1orë e 39 minuta. Pra kemi gjashtë kilometra më shumë, por një shtesë prej 10 minutash në kohë.
Vendmbërritja është administrativisht në rrethin e Lushnjës me një largësi prej 18 kilometrash nga qendra e qytetit.
Por që të ngjitesh për në kodrën e Ardenicës, duhet të kalosh mes përmes fshatit Kolonjë, që në kushtet e zhvillimeve të fundit përafron me një qendër të vogël urbane.
Vetëm pak kilometra nëpër kthesa për të marrë lartësinë dhe ke mbërritur në majën e kodrës, ku asfalti i lë vendin një rruge të shkurtër kalldrëmi e cila të çon deri në portën e madhe hyrëse të manastirit. Vendi përreth është i mbushur nga qiparisa e bredha të lartë, gjë që i japin vendit jo vetëm një pamje të bukur e piktoreske, por dhe krijojnë një ambient me një qetësi apostolike ku mund të meditosh e të dalësh në përfundime më të arsyeshme.

Pak histori
Referuar materialeve enciklopedike, me bindjen e thellë se as nuk zbulojmë ndonjë gjë të re e as nuk themi diçka të pathënë më parë, mund të përmendim faktin se manastiri bizantin i Ardenicës prej kohësh zë një vend të veçantë në listën e destinacioneve më të mira historike-fetare të turizmit në Shqipëri. E megjithatë vendi nuk është se gëlon nga turistët. Edhe pse destinacioni është lehtësisht i aksesueshëm.
Kisha mban emrin e Marisë Hyjlindëse. Një gjë e tillë vihet re në shumicën e kishave të trevës së Myzeqesë. Sepse ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore.
Mendohet se ndërtesa u ngrit në vitin 1282 nga perandori Bizantin Androniki II Paleolog, për nder të fitores mbi anzhuinët në Berat. Por gjithsesi, ky me sa duket nuk është një variant shterues. Sepse ka edhe disa variante të tjera, ku thuhet se manastiri mund të jetë ndërtuar edhe në kohën e Despotatit të Epirit në shekullin e XIII, apo që është themeluar diku në shekujt XIII-XIV ndoshta në kohën e zotërimit të trevës nga familjet e mëdha feudale të Muzakajve dhe Matrangëve.
Mendohet gjithashtu se shumë përpara ndërtimit të Manastirit aty gjendej më parë një tempull pagan kushtuar Artemisës, prej nga do të rridhte dhe emri Ardenicë. Ndërsa një variant tjetër thotë se Ardenicë ka dhe kuptimin: burim uji.
Hyrja për në manastir bëhet nga ana lindore nëpërmjet një porte me qemerë. Oborri është i shtruar me kalldrëm. Hajatet janë dykatëshe dhe shërbejnë si dhoma për murgjit. Kati përdhes përdorej si hambar për bereqetin. Në mjediset e manastirit gjendet një mulli për prodhimin e vajit të ullirit.
Gjithsesi, formën e tij të sotme, – në një sipërfaqe që zë 2,500 metra katrorë, – manastiri e ka marrë gjatë shekullit të XVIII. Brenda territorit të Manastirit ndodhen dy kisha: kapela e Shën Triadhës dhe kisha Lindja e Hyjlindëses Mari.
Studiuesit thotë se kisha është ndërtuar me gurë shtufi dhe me gurë të ardhur nga Apollonia. Kjo kishë tërheq me arkitekturën e saj të stilit Bazilikal, me portikun e hapur me kolona e harqe si dhe kambanoren që ngrihet në 24 metra lartësi.
Fare pranë këtij tempulli, vetëm 1 kilometër në perëndim të tij kalonte dega jugore e rrugës antike Egnatia, që lidhte Romën në Perëndim me Kostandinopojën në Lindje.

Ikonat
Duhet një restaurim mjeshtëror që të dalë në dritë pamja e ikonave murale. Sepse ato janë zbehur nga koha, por dhe janë keqtrajtuar gjatë periudhës komuniste kur manastirit iu ndërrua destinacioni. Por duket se një gjë e tillë nuk është ende në axhendë, meqenëse flitet për një fond të konsiderueshëm. E megjithatë, duhet thënë së në muret e kishës kanë marrë jetë kryevepra të botës ortodokse.
Kanë qenë piktorët e ardhur nga Korça, si Kostandin dhe Athanas Zografi, të cilët kanë pikturuar afreske të mrekullueshme në ambientet e brendshme të Kishës, të cilat sipas specialistëve pasqyrojnë episode të Dhiatës së Vjetër dhe asaj të Re.
Ikonostasi i gdhendur në dru, apo ikonat e tjera të lëvizshme, të cilat janë punuar nga dora e Kostandin Shpatarakut, ia shtojnë akoma më shumë bukurinë dhe vlerat kësaj kishe.
Në narteks, (apo në parasallë) në të gjithë faqen lindore paraqitet skena e madhe që titullohet “Gjyqi i Fundit”. Disa nga ikonat janë: “Lindja e Shën Mërisë”, “Krishti në Fron”, “Shën Mëria me Krishtin”, “Johan pagëzori”, “Mbledhja e kryeengjëjve”, “Kryqëzimi”, etj.
Manastiri i Ardenicës ka qenë fort i dëgjuar, jo vetëm për afresket e tij, jo vetëm si një vend arsimi dhe kulture, por edhe për bibliotekën e pasur me mbi 32 mijë vëllime, e cila fatkeqësisht është djegur nga një zjarr i rënë në vitin 1932.

Lexo edhe :  Dy faqe me tekste të shkruara nga Freddie Mercury dalin në ankand

Dasma e famshme
Ajo është dasma më e famshme ndër shqiptarët. Dhe u kurorëzua pikërisht në këtë manastir. Në mesditën e 26 prillit të vitit 1451 në një ceremoni që zgjati për disa ditë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u kurorëzua në martesë me Donika Aranitin, pikërisht në altarin e Kishës në Ardenicë. Ceremoniali u zhvillua nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptare dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut e Raguzës.

Degradimi
Në jetën e tij të gjatë, Manastiri ka përjetuar plot ngjarje të gëzueshme ashtu si mbi të kanë rënë dhe kohë të tjera të trazuara. Gjatë viteve të regjimit komunist, – sidomos pas vitit 1967, – shumë kulte fetare u dëmtuan, shkatërruan ose u konvertuan. Në studimin e tij të publikuar nën emrin “Arti kishtar në Shqipëri” historiani Andrea Llukani shkruan: Rrebeshi ateist i vitit 1967 solli një grup të rinjsh nga Fieri për ta shkatërruar manastirin, por ai u mbrojt prej Imzot Irine Banushit, i cili ndodhej i internuar në Ardenicë. Ai u foli gjimnazistëve: “Historia nuk do të na e falë. Ky manastir nuk ka vetëm vlera fetare për kombin tonë, por edhe historike, pasi në 10 maj të vitit 1451 në manastir janë kurorëzuar heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti me Donikën”. Të rinjtë dhe mësuesit e tyre u bindën dhe manastiri shpëtoi. Vendosja e repartit ushtarak në të i solli mjaft dëme. Përsëri me ndërhyrjen e Imzot Irineut, manastiri u shpall monument kulture në mbrojtjen e shtetit. Meritë ka edhe teologu Theofan Popa, i cili në atë kohë punonte në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe kontribuoi mjaft për ruajtjen e kishave.
Gjatë viteve 1988-1989 manastiri i Ardenicës u kthye në pikë turistike: hotel, restorant, kafene, duke bërë disa përshtatje për plotësimin e kërkesave për këtë funksion.
Gjithashtu dhe mungesa e ndërhyrjeve sistematike për mirëmbajtjen e gjithë kompleksit të manastirit, – i bënë të domosdoshme vite më pas – ndërhyrjet restauruese nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si për konsolidimin statik të ndërtesave, ashtu dhe për rikthimin e këtij ansambli në funksionin e tij fillestar, d.m.th. në manastir.

Kuriozitete
-8 shtatori është festa më e rëndësishme fetare që kremtohet çdo vit në Manastirin e Ardenicës, sepse është lindja e Shën Marisë.
-Në një pllakë guri në hierore gjendet mbishkrimi, i cili vërteton se gdhendjet e ikonostasit, amvonit dhe fronit dhespotik janë realizuar nga një grup gdhendësish nga Dibra e Madhe (Golloborda).
-Në narteksin e kishës (parasallës) “Fjetja e Shën Mërisë” shumë pranë derës perëndimore në anën e majtë dhe të djathtë janë varrosur dy Dhespotët e Mitropolisë së Beratit, Metodi dhe Joasaf “Plaku”. Dy varret janë të shoqëruara me një pllakatë me mbishkrim në gjuhën greke.
-Biblioteka e Manastirit kishte vepra të rralla të kulturës dhe të identitetit të popullit shqiptar dokumente me vlera të çmueshme historike, duke përfshirë edhe një pjesë të korrespodencës së Ali Pashë Tepelenës.

Epilogu
Kodrat e Ardenicës ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozitë dominuese që shihet nga të gjitha anët. Kjo pozitë si ballkon, ku nga kambanorja e tij shihen Kruja, mali i Dajtit, Tomori, deti Adriatik, laguna e Karavastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi çlodhës dhe argëtues.
Manastiri i Ardenicës është pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare. Ai është një nga manastiret më të famshme ortodokse shqiptare dhe një nga më të mëdhenjtë në vend. Prej studiuesve konsiderohet mrekulli e ortodoksisë shqiptare dhe një nga kryeveprat e arkitekturës bizantine ortodokse.

Të fundit

Përse abuzimi verbal është po aq i keq sa ai fizik

Fyerjet, ofendimet, të bërtiturat, fajësimi, kërcënimi, vënia në lojë, kritikat ose poshtërimi mund të jenë po aq të dëmshme...

Si të zgjidhni ngjyrën e duhur të flokëve bazuar në lëkurën dhe llojin tuaj të flokëve

Nëse po mendoni për një ngjyrë të re flokësh, ose thjesht dëshironi të ndryshoni tonin që keni, është më e lehtë të veproni nga...

NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Toka

Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspozitën e agjencisë hapësinore NASA për informimin për Tokën. Siç njofton korrespondenti i Zërit...

Prindërit më perfektë të zodiakut i përkasin këtyre shenjave!

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse janë pikërisht disa shenja të horoskopit që janë prindër më të mirë se të tjerët?  Epo kjo pyetje...

“Më shkulej mishi nga trupi!”/ Dëshmia rrënqethëse: Ja si më torturonte policia serbe

Hysen Kryeziu, ish aktivist për të drejtat dhe liritë e Kosovës nën pushtimin serb, sot mësues, drejtues i një organizmi që merret me dëshmorët...

Lajme të tjera

Web TV