Plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë/ Reagon pronari i lokalit: Ishin klientë të dy, nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervis Begolli, pronari i lokalit ku nisi konflikti mes 2 bashkëfshatarëve në Devoll të Korçës thotë se është i habitur nga ngjarja.

Në një intervistë për mediat, Begolli shprehet se fërkimi ka nisur që në local ku janë ndarë dhe askush nuk e priste që të shkonte deri te plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë nga fqinji i tij. Po ashtu, pronari i lokalit ka treguar se njëri prej tyre, nuk jeton në fshat, por në Greqi, nga ku edhe vinte shpesh për të takuar bashkëfshatarët e tij.

“Ishin që në drekë, rreth orës 12:00-13:00. Vinin këtu, normale. Ishin klientë të dy, nuk grindeshin dhe nuk e kuptuam se janë një farë moshe të thyer dhe nuk na e mori mendja asnjërit që të kacafyteshin në atë formë. Patën një fërkim të vogël këtu, ndërhymë neve, i ndamë dhe nuk na e mori mendja që mund të vazhdonin kaq gjatë. Letra po loznin në atë moment. Unë isha në punë dhe nuk e dija çfarë po debatonin. Njëri nuk rri këtu, rri jashtë shtetit në Greqi, por kthehet shpesh. Ata jo që takoheshin shumë herë bashkë. Rri afër në Greqi njëri. Por është nga ky fshat dhe vjen shpesh. Unë nuk di që të kenë pasur konflikte e gjëra të tilla prandaj më duket absurd që të arrijnë në këtë pikë. Janë njerëz të mirë, s’kanë qenë problematikë dhe më duket habi e madhe,”– tha Begolli.

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV