Vladimir Putin njihet për temperamenti ne vështirë, teksa shpesh herë i vendos ministrat e tij në situata të sikletshme.
Kjo gjë ka ndodhur dhe në mbledhjen e fundit, teksa ai nuk e mbajti më veten kur një nga ministrat e tij foli për furnizimin me avionë ushtarakë dhe civilë.
Putin arriti deri në atë pikë sa i tha “pse po sillesh si budalla”, ministrit të Tregtisë Denis Madurov, i cili është po ashtu edhe zëvendëskryeministër.
Sipas Daily Mail, Putin i tërbuar i ka dhënë ministrit të tij “ultimatum” një muaj për të sqaruar situatën që ka çuar në mungesë të avionëve ushtarakë dhe avionëve për linjat ajrore civile të goditura nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.
“Gjithçka duhet bërë brenda një muaji. Unë ju kërkoj ta bëni atë brenda një muaji. Nuk e kuptoni situatën në të cilën jetojmë?” raportohet të ketë thënë presidenti i Rusisë me Madurov duke ulur kokën pa thënë asnjë fjalë.