U martua me studenten e tij, aktori tregon divorcin me ish-gruan: Mora vendimin sepse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Genc Fuga ka treguar si erdhi divorci me ish-gruan e parë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij të madhe 21 vjeç. Ai ndër të tjera shprehet se ka besuar dhe beson fort tek institucioni i martesës dhe familja.

Mirela Milori: Flasim pak për raportin me Enin, ka qenë studentja jote?

Genc Fuga: Po.

Mirela Milori: Në mos gaboj vjen nga një divorc i parë dhe keni një djalë?

Genc Fuga: Vajzë.

Mirela Milori: Sa vjeç është?

Genc Fuga: Është 21 vjeç, për momentin është në Gjermani, po studion aty.

Mirela Milori: Ka elementin tuaj artistik apo jo?

Genc Fuga: Ka elementin tim të analizës së mendimit dhe pamjen, më ngjan shumë.

Mirela Milori: Humor?

Genc Fuga: Nga ai i mençuri që kam qejf unë.

Mirela Milori: Po e idealizon.

Genc Fuga: Patjetër që distanca dhe malli bëjnë të vetën, por humorin e kam trashëguar edhe tek vajzat e tjera.

Mirela Milori: Si ishte të rithemeloje jetën pas një divorci, e ke menduar “tani që u divorcova, jeta mund të vazhdojë, por martesë jo më”?

Genc Fuga: Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje.

Lexo edhe :  Të mirat nuk po ndalen për Gjestin/ Fituesi i BBVA arrin një tjetër sukses (Foto)

Mirela Milori: Kishe frikë për një martesë të dytë, sepse zakonisht kur njerëzit divorcohen thonë jo jo.

Genc Fuga: Jo thashë, besoja tek familja dhe hapi për të vajtur tek familja ishte martesa. Si me thënë rrallë kam mbajtur makina pa letra në një lloj sensi, i doja të gjitha (qesh).

Të fundit

Banorët e Njësisë 10 dhe Vora votojnë në mënyrë elektronike, KQZ teston sot pajisjet

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do...

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe. Tashmë,...

Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Pas SPAK, mund të nisë hetim edhe nga FBI

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për lobimin e PD në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake në botë! Ja 5 shtete që harxhuan më shumë

Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4 për qind në terma realë krahasuar me...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill. Kjo ditë u iniciua për të promovuar dhe diskutuar rëndësinë e...

Lajme të tjera

Web TV