Mourinho kundër turneut të Kupës së Italisë: “Është kompeticioni më i keq në Europë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë një goli të Paulo Dybala në minutën e 64-të, Roma siguroi një biletë për në raundin çerekfinal të Kupës së Italisë teksa mposhti me rezultatin 1-0, Genoan. Megjithatë, pas sfidës nuk pati kohë për festë, pasi në konferencë për shtyp trajneri i kryeqytetasve, Jose Mourinho nisi polemikat duke u shprehur hapur kundër mënyrës së organizimit të Kupës së Italisë duke theksuar se kompeticioni nuk i mbron skuadrat e vogla që marrin pjesë.

“Do të më pëlqente shumë ta fitoja Kupën e Italisë, e kam fituar një herë këtu në Romë. Por, tashmë do të më pëlqente ta fitoja në Romë me Romën. Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon mendimin tim kur them se Kupa e Italisë është turneu më i keq në Europë. Skuadrat e vogla nuk janë të mbrojtura, nuk i jep shpresë atyre që kanë një ëndërr dhe këtu nuk po flas për Romën. Po flas për Torinon që pasi fitoi dhe eliminoi Kampionët e Italisë (Milanin), tashmë i duhet të luajë sërish jashtë fushe. Përse? Sepse në sezonin e kaluar, Fiorentina u rendit më mirë se ata në kampionat.

Unë këtë nuk e kuptoj, nëse do të kisha një skuadër më të vogël, unë nuk do të investoja fare për Kupën e Italisë. Përse duhet të motivohem? Të luash jashtë sepse kështu e vendos kalendari, ku është bukuria e këtij kompeticioni? A nuk është bukur të shkosh të luash në fushë të Serisë C në një stadium plot? Ndeshjen e radhës e luajmë ose kundër Cremoneses në shtëpi, ose në Napoli.

Do të provojmë të fitojmë në të dyja rastet. Mund të ndodhë edhe që të humbasim si në sezonin e kaluar, por nuk ka problem. Të luash në tre kompeticione është e vështirë, të gjithë kërkojnë të fitojnë Kupën e Italisë por ne te Roma synojmë vetëm të fitojmë ndeshjen e radhës”, u shpreh Mourinho.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV