NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NATO po zhvendos disa prej avionëve të saj të zbulimit në Rumani, të cilët aktualisht gjenden në Gjermani. Këta avionë do të jenë më afër territorit të Ukrainës, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti.

Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AWACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën “për të mbështetur prezencën e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar akvititetin ushtarak rus”, tha NATO përmes një njoftimi.

Avionët AWACS, që zakonisht janë të stacionuar në perëndim të Gjermanisë, do të stacionohen në bazën e forcave ajrore rumune në Otopeni afër Bukureshtit, rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Këta avionë do të qëndrojnë në Rumani – shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian – për disa javë.

“Teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë avionët nga qindra kilometra largësi, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin e mbrojtjes të NATO-s. E falënderojmë Rumaninë që do të pranojë avionët, shtet i cili jep një kontribut të rëndësishëm për paralajmërimin tonë të hershëm”, shtoi ajo.

Rreth 180 pjesëtarë të personelit ushtarak po ashtu do të dislokohen në bazën në Otopeni. NATO nuk ka specifikuar se sa prej 14 avionëve të saj AWACS, që aktualisht gjenden në Gjermani, do të dërgohen në Rumani. Por, sipas burimeve, Dpa ka mësuar se tre avionë do të dërgohen në Rumani.

Lexo edhe :  Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Avionët AWACS dhe radarët që kanë, janë në gjendje të zbulojnë dhe identifikojnë avionë të tjerë në një distancë prej më shumë se 400 kilometrash. Këta avionë po ashtu mund të dërgojnë informacione tek avionët e tjerë.

Në të kaluarën, avionët e tillë janë përdorur gjatë operacioneve kundër grupit militant, Shteti Islamik, apo në Afganistan./Rel

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV