A do ketë reshje shiu dhe dëborë? Si parashikohet moti për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiperia përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit. Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokeve të dëborës në zonat malore. Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të
gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në mëngjes POR mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav , mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraiten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore, ku reshjet e shiut do të jenë edhe me intensitet të lartë. Po_ashtu nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta do të jenë brigjet e detit të Zi. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Kosova

Republika e Kosovës karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri vonë pasdite kur shfaqen vranësira të shpeshta, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit vijojnëtipike të dimrit, por prania e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Lexo edhe :  Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, republikës së MV kthjellimet dhe vranësirat e lehta paraqiten në pjesën e parë të ditës. Ndersa orët e pasdites do të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë MV, por nuk do të ketë reshje. Tempertaurat e ajrti do të jenë të ulëta gjatë orëve të mëngjesit ku minimalja zbret deri ne -3 gradë C, ndersa mesdita do të regjistrojë vlera deri në 10 apo 11 gradë C.

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV