Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë Gur i Bardh në zonën e Dibrës.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ndërkohë që është shoqëruar edhe nga një tërmet më i vogël 2.9.
Konkretisht raportohet se janë ndjerë lëkundje të fuqishme në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Lezhë, Korçë, Elbasan, Berat.