Balla takim me të rinjtë e qarkut të Fierit: PS ka qenë gjithmonë në krahun e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, njëkohësisht dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka uruar dje nga Apolonia e Fierit, 31-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

Balla në fjalën e tij drejtuar të rinjve u shpreh se cilido që zgjedh të japë kontributin e vet për Shqipërinë duke u angazhuar në politikë duhet të zgjedhë Partinë Socialiste pasi është e vetmja forcë politike që ka qenë gjithmonë në krahun e duhur të historisë si dhe është gjithnjë pranë njerëzve në nevojë.

“Kush zgjedh të japë kontributin e vet për Shqipërinë duke u angazhuar në politikë duhet të zgjedhë Partinë Socialiste. Kush vendos që të bëhet pjesë e vendimmarrjes, kushdo që do të ndryshojë qytetin e vet duhet të zgjedhë Partinë Socialiste. Ju them që të zgjidhni Partinë Socialiste sepse është e vetmja forcë politike që gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka çeduar kurrë interesin kombëtar.

Partia Socialiste ka qenë gjithmonë në krahun e duhur të historisë. Në asnjë moment të këtyre 32 viteve nuk e gjeni dot këtë forcë politike në dëm të interesave të vendit. Ftojmë çdo të ri dhe çdo të re të qarkut Fier të bëhet pjesë e Partisë Socialiste. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka vetëm një forcë politike që është gjithnjë fituese dhe ajo është Partia Socialiste, sepse është një forcë politike që është gjithnjë më pranë njerëzve në nevojë”, deklaroi Balla.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV