Arrestohet një 36-vjeçar në Pogradec, tentoi të kalojë drogë në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është vënë në pranga një 36-vjeçar nga Policia e Pogradecit  pasi ka tenuar të kalojë lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut. Qyetetari ka qënë në bashkëpunim me dy vëllezër të cilët e trafikonin lëndën narkotike përmes liqenit të Ohrit me mjete lundruese.

Pogradec

Vihet në pranga një tjetër bashkëpunëtor në tentativën për trafikim të lëndëve narkotike drejt Maqedonisë së Veriut, ndodhur në muajin qershor të vitit 2021.

36-vjeçari i ndaluar, bashkëpunëtor me 2 shtetas (vëllezër) që trafikonin lëndë narkotike, me mjete lundruese, përmes liqenit të Ohrit.

Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.06.2021, në Pogradec, ku në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, u godit një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi F. P., specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan një tjetër shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale, konkretisht:

H., 36 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike, me mjete lundruese, nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, përmes liqenit të Ohrit. Në muajin qershor të vitit 2021, shtetasi A. P. u kap me 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një varkë dhe 2 motora uji, që përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike.

Lexo edhe :  Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

La çelësat në kutinë postare/ I vjedhin 1 milion euro teksa ishte me pushime

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj...

1945 – Apokalipsi në Hiroshima: kur njerëzimi kaloi pragun atomik

Më 6 gusht 1945, ora shënonte 8:15 të mëngjesit në qytetin japonez të Hiroshimës, kur një dritë verbuese, pasuar nga një shtytje e tmerrshme...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri–Letoni, mbyllen tribunat pas porte

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për...

“Jam si Navalny”/ Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Meta thotë në...

VIDEO/ Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për të kaluar pushimet

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipëri. Grenell ka ndarë një video...

Lajme të tjera

Web TV