Po “kërcënohet” Shqipëria!/ Simptomat e virusit të rrallë që ka mbërthyer popullatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpos gripit që ka mbërthyer popullatën në më shumë se dy javë, Shqipëria kërcënohet edhe nga një tjetër virus.

Bëhet fjalë për RSV, një virus që prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.

Dje është konfirmuar rasti i parë në vendin tonë, një 16-vjeçar, gjendja e të cilit është përkeqësuar brenda ditës duke u futur në intubim. Për fat të mirë, ai ndodhet në gjendje stabël tanimë.

Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, është prononcuar për këtë rast, duke shpjeguar simptomat e të prekurit si dhe gjendjen e tij shëndetësore. “Kemi pasur një djalë në moshë 16-vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh.

Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipetoi situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyjë kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë.

Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne, në shërbimin infektiv është rast i rrallë, te një adult”, nënvizon Çomo në një deklaratë për mediat, duke bërë një analizë të thjeshtuar mbi simptomat që e dallojnë atë nga gripi i zakonshëm.

Sonila Brato deklaroi se virusi RSV është i rrezikshëm, sepse prek rrugët respiratore te fëmijët. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin, bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP.

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

“Ishte në një situatë të re. Sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë.

E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe te të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte i rënduar në mënyrë të papritur dhe te një moshë e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.

Sipas shefes së Infektivit, një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperatura ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit.

Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital.

 

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV