“Do takoj motrën”/ Zbardhet telefonata e fundit e Mateos: Më ka marrë malli për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e 26-vjeçarit, Mateo Lika, i cili ka humbur kontaktet me familjarët.

Teksa kanë kaluar 4 ditë, Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë, pasi e kishte marrë malli për nipin.

Polumbarët e forcave RENEA vijojnë kërkimet për Likën, që dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me parmakt e urës së Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman, por ende asnjë gjurmë e Mateos.

Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. Lika dyshohet se ka qënë duke lëvizur me shpejtësi të lartë me automjetin tip “Golf”, të cilin e kishte marrë me qira.

Ai kishte 4 ditë që kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Të dielën e 15 janarit për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë.

Në pjesën e urës policia gjeti vetëm targën e makinës dhe në vijim pritet që polumbarëve të RENEA-s, në kërkime, t’u bashkohen edhe mjete të tjera si ekskavatorë për të lëvizur materialin në fund të lumit, me shpresën se do të konstatohet makina.

Të fundit

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

Lajme të tjera

Web TV