Moderatorja: Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë! Luizi nuk ka ofenduar asnjë nga vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna e burrave ndaj grave dhe rasti i Luiz Ejllit brenda në shtëpinë e Big Brother që u godit nga Kejvina Kthjella, ishin pjesë e diskutimit në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku e ftuar ishte moderatorja nga Kosova, Albina Zeneli.

Gjatë analizës së saj, në cilësinë e njeriut të ekranit, Albina u shpreh se Kejvinën nuk do ta intervistonte kurrë, ndërsa për Luizin ajo u shpreh se po akuzohet me pa të drejtë, pasi sipas saj, ai nuk po i ofendon vajzat, thjesht është futur në lojë.

“Luizi, nuk po ofendon vajzat, thjesht është futur në lojë… Për Kejvinën nuk di ca të them”, tha ajo.

Po ashtu, Albina rrëfeu dhe një ngjarje të përjetuar me Kejvinën.

“Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë, pa respekt. Kejvina më ka ofenduar dhe bullizuar për mbipeshën time”, rrëfeu ajo.

Ndërsa e pyetur se cilin nga protagonistët e mbetur në lojë pas përjashtimit të Kejvinës, Albina shikon si finalistë Luizin, Kiara Titon dhe Olta Xhillarin.

“Kiara nuk ka dhënë kontribut të madh, por do doja ta krahasoja me Beniadën me qetësinë dhe zgjuarsinë e saj”, shtoi moderatorja.

E pyetur se cili nga personazhet e ka surprizuar më shumë, Albina rrëfeu se disa prej tyre nuk e meritojnë aspak të quhen VIP-a.

“Në fillim pyesja për çdo emër, Eni, Zhaklina, nuk u përshtatet tituli “VIP-a”. Ndërsa për këta të “Përputhen”, nuk e di nëse mund të quhen të tillë”, u shpreh moderatorja nga Kosova, Albina Zeneli, në emisionin “Ditë e Re”

Të fundit

Falë Brad Pittt, “Adolescence” mund të realizojë sezonin e dytë

Kompania e Brad Pitt, Plan B Entertainment ka nisur bisedimet për sezonin e dytë të serialit “Adolescence” që po...

Gjej kodin dhe shiko videon! Instagram po planifikon diçka të re

Në heshtje dhe pa shumë bujë të madhe Instagram është duke testuar një veçori të re. Në mediat e huaja thuhet se platforma po...

Rezidencat qeveritare do kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese kalojnë në Fazën 2

Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap para. Korporata e Investimeve Shqiptare...

Dashuria pas divorcit!/ Kryemadhi: Unë do të jepja jetën e jo më votën për Ilir Metën

Pikërisht në ditën ku divorci nga Ilir Meta u bë zyrtar, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjithë të bashkohen në fushatën hapëse...

Mbërrin në Shëngjin “Libra” me 40 emigrantë, anija i dhurohet Shqipërisë

Anija italiane Libra, me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur në Portin e Shëngjinit pasditen e të premtes. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do...

Lajme të tjera

Web TV