Blendi Fevizu zbulon “sekretin”/ Ja përse shqiptarët janë fiksuar pas BB VIP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

As Blendi Fevizu nuk shpëtoi pa u pyetur për BBV. Gazetari foli në “Të Paekspozuarit” për fenomenin e momentit dhe çfarë e bëb publikun kaq të fiksuar pas tij.

Gazetari dhe shkrimtari theksoi se nuk e sheh “Big Brother”, madje nuk e njeh fare si koncept, pasi nuk e ka parë kurrë dhe as nuk e di si funksionon. Kur ka kohë të lirë, Blendi tha se lexon libra, udhëton, apo sheh ndonjë dokumentar, por ama, ka një mendim se pse shqiptarët janë përfshirë në një “histeri” të madhe për këtë format.

“Ne kemi një problem tjetër që është më i madh, pasi edhe në botë ka pasur momente të tilla, me formate të ngjashme që janë kalimtare. Problemi më i madh që kemi ne sot, 33 vite pas rrëzimit të komunizmit është keqkuptimi i madh që kemi në raport me arsimin”, thotë Blendi.

Ai bëri edhe një krahasim mes mbretërisë dhe qeverisjes së Ahmet Zogut, sistemit totalitar e komunist dhe atij të tanishëm, duke iu referuar shkollës, mësuesve dhe vetë nxënësve.

“Në vitet e komunizmit, kishte një sistem hierarkik të shkollës. Një njeri i shkolluar konsiderohej një njeri me një rang të caktuar shoqëror. Një nxënës i mirë, ishte nxënës i mirë, pavarësisht se kishte biografi të keqe ose jo”, vijoi gazetari dhe shkrimtari.

“Prindërit, që kur të rrisnin të thoshin të bëheshe me shkollë sepse shkolla është shpëtim. Po iki nga vitet e komunizmit, po shkoj që në fillim të viteve 1900. Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm i çdo fshati të Shqipërisë…Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan, të cilin Ahmet Zogu filloi ta materializonte përmes shkollave më të mira”, tha ai.

Lexo edhe :  Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

Blendi shtoi edhe shembuj konkretë të ndërveprimit të tij me të rinjtë në institucioneve arsimore.

“Pas viteve 1990, u përmbys kjo hierarki, për fat të keq. Ne krijuam një shoqëri që ka një ndër sistemet arsimore më jo cilësorë në rajon, nuk kemi vlerë të shkollës”, u shpreh Fevziu, duke treguar edhe përvojën e tij nga takimet me nxënësit.

“Ajo që më bie në sy (nga takimet me nxënësit e gjimnazeve apo universiteteve) është se ka nxënës të mirë, sidomos nxënës të shkollave të mesme, por këta nisen jashtë. Pjesa tjetër e të rinjve kanë si model njerëzit e botës së krimit…Kur ti sheh se këta persona i konsiderojnë njerëz të zotë, (ndërkohë që ai) është i zoti në shkeljen e ligjit dhe kjo zotësi nuk ka funksionuar në botë, sepse bota nuk do të ishte kjo. Nuk ka asnjë vend në botë ku dominon pjesa e keqe mbi të mirën dhe ky vend është i zhvilluar. Kështu që, në këtë aspekt, ne kemi një problem thelbësor me shkollimin, me mënyrën se si po e ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nga ana tjetër, ne kemi një përgjegjësi të madhe për produktin e një shoqërie, që të paktën unë vetë e kam menduar para 30 viteve”, tha ai, duke theksuar se arsyeja kryesore se pse njerëzit “shpenzojnë” kohën duke parë “Big Brother” dhe formate të ngjashme, për shkak të nivelit të ulët të arsimit.

Të fundit

Kush janë 10 qytetet më me diell në Evropë? Kryeson Kartagjena në Spanjë

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë...

Arrestohet shoferja 70-vjeçarja në Shkodër, përplasi për vdekje një këmbësore

Një 70-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”, këmbësorja 65-vjeçare...

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet e bukura të fëmijërisë: Gjyshi im…

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj. Përmes një videoje në rrjetin e saj...

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm. SPAK ka...

“E kam sharë për 12 vite, më ftoi për kafe!”- Rama replikon me simpatizantin e PD

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Ilir Vrenozin, një simpatizant të njohur të Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku...

Lajme të tjera

Web TV