Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona në Vlorë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin M.L., dhe 41-vjeçar me inicialet S.Z. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale;

-S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Të fundit

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Lajme të tjera

Web TV