Shqipëria kampione bote në ski, sukses i jashtëzakonshëm në Austri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Austri u zhvillua kampionati botëror i skive. Lara Colturi është sportistja që përfaqëson vendin tonë duke i dhënë një sukses të madh në këtë event sportiv. Ajo arriti të zinte vendin e parë në këtë garë, duke marrë titullin e kampiones së Botës për të reja.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, që edhe në këtë kompeticion tregon se si po evoluojnë sportet në vendin tonë. Edhe pse sporti i skive nuk është i zhvilluar në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës, është Colturi ajo që na ka nderuar.

Kryeministri Edi Rama pak më herët ka publikuar foton e sportistes Lara Colturi, duke thënë se i solli Shqipërisë medalje të artë.

“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, shkruan Rama.

Të fundit

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Aeroplani rrëzohet në një zonë të banuar, përfshihen nga flakët banesa dhe makina (VIDEO)

Një aksident ajror ka ndodhur këtë të enjte në një zonë të banuar në San Diego në SHBA. Një aeroplan i vogël pasagjerësh është rrëzuar...

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dash Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në!

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të ardhmen e Shqipërisë dhe të...

Mandati i pestë…

Nga ARTUR  AJAZI Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV