12 vite nga protesta e përgjakshme e “21 Janarit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot 12 vite më parë, më 21 Janar 2011, katër protestues të opozitës socialiste mbetën të vrarë gjatë protestave para Kryeministrisë. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë shpallur sot Dëshmorë të Atdheut.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite, vrasjet e protestuesve të Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët në atë kohë ishin në opozitë, nuk janë zbardhur të plota dhe familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

E gjitha nisi rreth orës 14:00 kur protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan  rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta filluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë.

Efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione, rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara. Në këtë moment ata u ngjitën në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës, nga ku godisnin me pllaka guri. Nga këto sulme, shumë efektivët të Gardës së Republikës pësuan një sërë dëmtimesh fizike.

Pas kësaj, Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovër, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë, filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër. Një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë.

Ishte ora 16:10, nga Kryeministria u dëgjuan të shtëna armësh. Më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nga Kryeministria drejt turmës së protestuesve. Si pasojë, humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu, mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj. Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç.

Lexo edhe :  Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës dhe lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, dolën të pafajshëm nga Kryeministria.

Saga e gjyqeve për 21 Janarin:

Në gjyq përfunduan vetëm dy persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të cilët morën një dënim qesharak nga Gjykata e Apelit me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Prokuroria e Përgjithshme bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Kësaj të fundit iu deshën plot tre vite për t’u këshilluar për çështjen. Pas tre viteve, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit.

Më 5 dhjetor 2012, familjarët e viktimave të 21 Janarit iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me një kërkesë për konstatimin e shkeljes së procedurave të gjykimit të dosjes së 21 Janarit nga gjykatat shqiptare. Kërkesa u nënshkrua nga Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda. Ana dhe Klajdi Veizi, bijtë e Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar 2011, kërkuan që të ishin pjesë e procesit gjyqësor për 21 Janarin, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës.

Ata kërkuan akuzuan gjithashtu gjykatat shqiptare për gjykim të njëanshëm. Gjykata konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. “Gjithashtu, Qeveria ndërmerr hapa të rihapë procedimet penale vendëse në këtë çështje për të përfshirë të afërmit e viktimës në këto procedime”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Të fundit

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i...

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, iu gjet municion luftarak në banesë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Denis Hasallën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak....

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë dëshmpërblim, ndërsa prokurori kërkoi pafajësi./e.t

Lajme të tjera

Web TV