“PD do të ketë një program të plotë”, Berisha: Do t’i kthejmë të rinjtë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim live me qytetarët, u shpreh se vendi është i përfshirë nga zhvillime të bujshme ndërsa shtoi se skandalet e qeverisë janë të njëpasnjëshme.

Duke iu përgjigju pyetjes së një prej ndjekësve të tij, se cili do të jetë programi i PD për arsimin, Berisha u shpreh se do të ketë një kuadër ligjor që do të ndihmojë të rinjtë të shkollohen dhe të punësohen.

“Zhvillimet janë të bujshme, skandalet e kësaj qeverie shtyjnë njëra-tjetrën. Kemi shumë probleme për të diskutuar. Jam i bindur se sot me atë eksperiencë dhe vizion të ri për t’u përballë fuqishëm me këtë plagë të rëndë, ne do t’i dalim ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e besimit të shqiptarëve.

Plani për rininë dhe arsimin janë të lodhur pazgjidhshmërisht. Sot janë vendosur një seri kufizimesh për të rinjtë që të ndjekin arsimimin e lartë. Këto kufizime privojnë arsimin nga misioni i tij për të luftuar varfërinë.

Mesatarja e përdorur për dyert e universiteteve favorizon vetëm gjimnazistët e Tiranës dhe qyteteve të mëdha dhe përjashton maturat e Shqipërisë më periferike, por që përbëjnë një shumicë. Sot me këto rroga qesharake askush nuk mund të imagjinojë të ndërtojë të ardhme këtu. Krijimi i kushteve për shkollimin masiv, është alfa në programin tonë. Një përpjekje e madhe për lehtësimin e jetës së tyre, do të jetë realitet. Do ketë një kuadër ligjor të veçantë për bizneset e të rinjve, për kreditimin e tyre, për financimin e bizneseve të vogla dhe për kreditë për banimin dhe strehimin e tyre. Veç kësaj ne do kemi shumë të fuqishëm programin e ekselencave që synojmë të rikthejmë të rinjtë kudo që ndodhen, të vijnë dhe të përkushtohen në zhvillimin e këtij vendi”, u shpreh ai.

Të fundit

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për...

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të...

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

Lajme të tjera

Web TV