“Mos na bëj drejtoreshën në shtëpi!”/ Rrëfehet Brisida Shehaj: Po kaloj një fazë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brisida Shehaj ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale, që nga emërimi nga kryeministri Rama në krye të Tatimeve në vitin 2013, konfliktet me ministrat, debatin me kreun e qeverisë e deri te familja.

E bërë e famshme në krye të Tatimeve me konferencat për shtyp plot debate me gazetarët, ajo thotë në një intervistë për “News24”, se nëse do të kthehej mbrapa në kohë, sërish do e merrte atë pozicion, pavarësisht zhgënjimit nga Rama.

Të afrohen më shumë meshkujt kur je drejtoreshë e Tatimeve?
Nuk e di sepse unë itinerarin e kisha shtëpi-punë, punë–shtëpi. Gjatë kohës para se të shkoja në shtëpi e kisha kryeministri- ministri, debate, kontrolloja degët, bëja raporte. Ndonjë mesazh nuk më ka ardhur.

A afrohen më shumë meshkujt kur ke pushtet, këtë doja të dija…
Në raportin tim të fundit që kam pasur para një viti e ca ishte…dhe kjo më ka ndjekur gjatë gjithë kohës. 25 vjeç jam bërë drejtor për herë të parë. Kam qenë e pavarur financiarisht, kështu më kanë rritur prindërit. Gjatë gjithë kohës e kam pasur pavarësinë financiare që të mos isha e varur nga një bashkëshort apo nga një i dashur. Liria financiare të jep liri për të marrë vendime. Unë kam vendosur gjithmonë mbi lekun. Në çdo raport që kam pasur, kishte një lloj vështirësie në marrëdhënien me mua se më thoshin “mos na bëj drejtorin në shtëpi”.

Kjo ka ndikuar edhe në jetën personale?
Për mua si femër detyra kryesore është të shërbej në familje. Nëna, femra, vajza, motra është gjithmonë më e dhimbsur, duhet të shërbejë në familje. Marr lumturi kur gatuaj. Të njëjtën mënyrë kam pasur edhe në raport që kam shërbyer pa fund.

Lexo edhe :  “21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

A e ke marrë mbrapsht?
Jo, ky është problemi. Duket ndonjëherë nga ky kompleksi që të ulesha sa më shumë që të mos ndihej problemi që isha një femër e arrirë. Kam gjëra shumë të vogla që më japin kënaqësi. Vendosa që të jem kështu si jam. Jeta personale është si të vijë. Shpirtërisht jam shumë e plotësuar. Po kaloj një fazë shumë të qetë.

 

Të fundit

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Në shënjestër të së djathtës, hotelet për azilkërkues në Britani janë vende frike e kaosi

Në mes të një shpërthimi racizmi dhe lufte kulturore, çështja se pse përdoren hotelet për strehimin e azilkërkuesve shpesh mbetet në hije. Daniel Trilling Gjatë kësaj...

Lajme të tjera

Web TV