Artan Hoxha flet pas dëshmisë në polici/ Janë përfshirë nivelet më të larta të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka folur për mediat pas dëshmisë që ka dhënë për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër persona.

Sipas tij, dosja duhet të merret nën hetim nga SPAK.

“Nuk është se vura re sa kohë qëndrova, por vura në dispozicion të çështjes, Prokurori kishte deleguar detyrat për oficerët e policisë gjyqësore dhe ata më kërkuan të deklaroja lidhur me çështjen. Përshëndes prokurorin që reagoi dhe që ky detaj i ri t’i japë nxitje hetimit. Kërkoj që këtë çështje ta marrë në dorë SPAK, e duhet ta hetojë SPAK.

Duke pasur parasysh që është krim shtetëror ku janë përfshirë nivelet më të larta të shtetit, ka nevojë për hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është mundësia e fundit për ta zbardhur dhe hetuar në mënyrë shteruese “21 janarin”. Së pari se ka kaluar shumë kohë, e dyta se kemi SPAK, e treta se kanë ndryshuar kohërat dhe nuk jemi në presion. Nëse kalon dhe ky moment, do jemi shumë vonë për t’i dhënë përgjigje familjarëve. Të qetësohen shpirtrat e të vrarëve. Janë vrarë para kamerave, janë vrarë me duart në xhepa, nuk ishin në perimetrin e hyrjes së kryeministrisë. Të zgjidhet një herë e mirë kjo histori,” tha Hoxha.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV