Sa seri do jenë? Rikthehet ‘Njerëz dhe Fate’, Arben Derhemi zbulon aktorët e serialit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Arben Derhemi ishte i ftuari i parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel. Gjatë bisedës teksa aktori foli për jetën e tij profesionale, nuk mund të mos përmendej seriali aq shumë i dashur dhe i kërkuar “Njerëz dhe Fate”. Lajmi se ky serial do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzon të gjithë artdashësit.

Në “Dola te Ola” Arben Derhemi e cilësoi “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij.

“Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim, “Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Flori tha gjithashtu se aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit, do të jetë gjithashtu në serial, por do të ketë edhe personazhe të tjera që do të jenë në krah të tij.

Të fundit

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

Lajme të tjera

Web TV