Zjarri në azil/ Flet drejtori: Në dhomën që mori flakë rrinin dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e të moshuarve në Kavajë është përfshirë sot nga flakët dhe një person ka mbetur i lënduar.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Neritan Bajaziti ka folur për mediat ku ka deklaruar se një dhomë ku rrinin dy persona me aftësi të kufizuara ka marrë flakë dhe se një prej të moshuarve është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Na ka marrë flakë një dhomë aty ku rrinin një person me probleme mendore dhe një person më aftësi të kufizuara. Dhoma ka marrë flakë dhe janë djegur dhe batanijet.
E kemi nisur për të marrë ndihmë mjekësorë në spital, pasi ka pësuar djegie të lehtë në duar dhe flokë”, tha drejtori i shtëpisë së moshuarve.

Siç shihet nga pamjet, të moshuarit janë lënë në ambientet e jashtme të qendrës teksa zjarrfikësit shuanin flakët dhe merrnin masa për evitimin e rrezikut.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV