“Më mbante mbyllur dhe më dhunonte”/ Maria rrëfen abuzimin nga ish-partneri: Pasi ika…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maria, konkurrentja e re në “Për’puthen”, zhvilloi takimin e parë me Mateon, për të cilin ka shprehur pëlqim.

Duke folur për veten dhe lidhjet sentimentale të së kaluarës, ajo rrëfeu dhunën që ka përjetuar nga ish i dashuri që e detyroi të shkëpuste marrëdhëniet nga familja.

Më ka penguar të takoj motrën time, të dal me të. Në momentin që kam qenë më atë, kam shkëputur çdo kontakt me familjen time. Më mbante mbyllur në shtëpinë e tij. I duroja sepse mendoja që do të ndryshonte”.

Maria i rrëfeu Mateos dhe më pas konkurrentëve në studio se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa kur u largua, ish partneri e kërcënonte me vdekje.

“Kam jetuar 6 muaj me këtë person, ka qenë periudha më e rëndë e jetës sime. Kam përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike, erdhi momenti kur nuk po duroja dot më dhe ika. Më kërcënonte se do të më bënte keq dhe se do të vriste dikë nga familja. E kam denoncuar një herë, për një kohë të gjatë isha shumë në stres.  Më ka lënë pasojë sepse nuk mund të besoj më te asnjë mashkull”.

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV