“Luizi e ha Butrintin për mëngjes, para kafes”/ Moderatori i njohur habit me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dashje apo pa dashje, Luiz Ejlli e ktheu Butrint Imerin sërish në qendër të vëmendjes. Ky i fundit përdori historinë e tij dhe të Kiarës në “Big Brother VIP”, për të promovuar këngën e re duke bërë postime të koduara në mediat sociale që linin vend për interpretime.

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t’i prishte lojën. “Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet. E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”-tha ai.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat e lojës Luizi e ha Butrintin për mëngjes. Duke folur rreth formatit në “Wake Up” ai tha se Butrinti është “0 me xhufkë”.

“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë”, tha Blendi.

Të fundit

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar...

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë një sallë vallëzimi masive për...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Lajme të tjera

Web TV