Rama uron Ismail Kadaren: Ma bëri edhe më të madhe dashurinë për gjuhën shqipe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ismail Kadare, me një shkrim të tijin të publikuar në vitin 2021, në të cilin flet me superlativa për shkrimtarin.

“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.

Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…

Lexo edhe :  “Shqipëria nuk mori njollën e turpit”/ Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!

Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtoj urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:

“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Të fundit

12 qershor 2003 – Gregori Pek: Ikja e një legjende të kinemasë amerikane

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të heshtur pranvere, - më 12 qershor 2003, - bota humbi jo thjesht një...

Nga Montekarlo në Alpe, udhëtimi i dytë i Luigjit në Shqipëri

Nga Shpëtim Luku  Luigji është një shtetas italian që jeton në Montekarlo. Një vit më parë, vendosi të vizitojë Shqipërinë duke nisur nga jugu i...

Ndahet nga gruaja Erion Isai, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij. Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte...

‘Rivaliteti’ brenda PD për Tiranën/ Tabaku flet për marrëdhënien me Alimehmetin

Të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku. Në një intervistë me...

Kreditë e buta, Bashkia e Tiranës do hapë raund të dytë aplikimesh për të s’kualifikuarit

Një mundësi e dytë për të gjithë ata që aplikuan për kredi të butë për shtëpi pranë Bashkisë së Tiranës, por u s’kualifikuan për...

Lajme të tjera

Web TV