“Situatën e Amosit nuk e kam përjetuar mirë”, Zenelaj flet për aktorin: I sugjerova që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka dhënë së fundmi disa komente në lidhje me lojën e mikut të tij Amos Zaharia brenda shtëpisë së “Big BrotherVIP”.

I ftuar në “TAR”, Genti u shpreh se nuk e ka përjetuar dhe aq mirë situatën e Amosit për faktin se ka shumë energji negative dhe nuk i kanë pëlqyer disa skena në shtëpi.

Sipas tij, aktorin e njohin vetëm përmes ekranit dhe komentet negative të cilat ai shpesh herë merr në rrjet i duken të tepërta.

“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt.

Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”- u shpreh Genti.

Ndër të tjera Genti tregoi se produksuioni ka futur shumë aktorë brenda dhe ata ende nuk e kanë gjetur ritmin e duhur. Sakaq ai theksoi se gjëja që e shtqetëson më së shumti për mikun e tij është “Post” BB, prëballja e tij me botën jashtë dhe si do ta përjetojë.

Lexo edhe :  Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

“Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jesh palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt”– përfundoi ai.

Të fundit

Berisha fiton sepse erdhi Trump?/ Alibeaj: Psikozë ballkanike dhe primitive…

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të “Djathtas 1912”, ka folur për përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet...

Berisha do “shesë” sërish detin?/Pas mitingun me Belerin: Do bëjmë marrëveshje me Greqinë

Një ditë pas deklaratës së tij se "streha e fundit e horrave është nacionalizmi", Sali Berisha ka treguar se nuk e ka më këtë...

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, flasin drejtori i spitalit dhe shefja e pediatrisë

Vdekja e 3-vjeçarit nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës në spitalin e Shkodrës ka tronditur opinionin publik. mjekët kanë përjashtuar rastin e meningitit...

SAG Awards 2025, yjet që ranë më shumë në sy në tapetin e kuq të këtij viti

Në Çmimet e 31-të të Screen Actors Guild (SAG), tapeti i kuq ishte i mbushur me magjepsje, stil dhe pamje mahnitëse që mor9n vëmendjen. Protagonistët...

Apple premton 20 mijë vende të reja pune, do të investojë 500 miliardë dollarë

Apple njoftoi sot planet për të investuar më shumë se 500 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme dhe premtoi...

Lajme të tjera

Web TV