Grabitet këngëtari i njohur/ Hajdutët i kërcënojnë familjen me armë, marrin para e bizhu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orë frike për Roby Facchinetti. Këngëtari u sulmua dhe u grabit nga tre kriminelë të armatosur që hynë në shtëpinë e tij në Bergamo. Sipas TgCOM, Facchinetti ishte në shoqërinë e gruas së tij Giovanna dhe djalit Roberto. Të tre u kërcënuan me armë nga autorët, të cilëve u janë dorëzuar bizhuteritë, orët dhe ndoshta edhe paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Kriminelët hynë në orët e vona të mbrëmjes, me fytyrën të mbuluar me një kapuç. Të armatosur me pistoleta, ata kanë kërcënuar të pranishmit duke i detyruar, të hapin një kasafortë. Duket se të tre kanë lëvizur me mjeshtëri ekstreme në vilën e këngëtarit pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë pas.

“Një gjë vërtet e rëndë ka ndodhur dhe nuk mund të themi asgjë”, konfirmoi Giulia Facchinetti, vajza më e vogël. Familja kërkon konfidencialitet të plotë: “Ky nuk është thashethem”.

Facchinetti, së bashku me Dodi Battaglia, Red Canzian dhe Riccardo Fogli, do të jenë të ftuar në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos për një ribashkim te grupit ‘Pooh’.

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV