Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku makina ka përplasur një këmbësor.
Viktima është Enjon Saliaj i cili u përplas për vdekje nga një makinë në zonën e ish-Kinostudios.
Pas aksidentit, shoferi braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e shoferit që përplasi për vdekje këmbësorin.
Enjol Saliaj është vëllai i Kudret Saliajt. Ky i fundit u vra me armë në Korrik 2021 nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, i cili akuzohet se organizoi krimin së bashku me vajzën, pra ish-bashkëshorten e Kudretit, Dhurata Saliaj.
Çifti Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj kanë qenë në proces divorci dhe krimi ndodhi pikërisht para nisjes së një prej seancave gjyqësore.