Mjekja psikiatre: Ndotja e ajrit ndikon në uljen e përqendrimit dhe memories te fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Psikiatrja Arjana Rreli është shprehur ndotja e ajrit ndikon në uljen e përqendrimit dhe në memorien e fëmijëve.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se ndotja e ajrit ndikon më shumë tek fëmijët dhe tek moshat mbi 60-vjeç.

“Subjektet më vulnerabël janë fëmijët dhe moshat mbi 60-vjeç. Të mendosh se fëmijët janë më të ekspozuar nga humbja e përqendrimit e kjo do të thotë se ti pret një brez që do të ketë një koeficient intelektual më të ulët, shoqëruar patjetër dhe me uljen e përqendrimit e memories”- tha ajo.

Por ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit është lidhur edhe me një rrezik më të lartë të depresionit dhe ankthit.

Studiuesit nga Universiteti i Pekinit analizuan të dhënat e 389,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 10 viteve. Ekspozimi vjetor ndaj ndotjes së ajrit u vlerësua për secilin pjesëmarrës, duke përfshirë PM2.5 grimca të vogla që janë aq të vogla sa mund të kalojnë përmes mushkërive në qarkullimin e gjakut dhe dioksidi i azotit, i cili emetohet nga automjetet.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV