A është vërtet kaq i mirë vaji i ullirit për flokët? Përgjigjen ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të qenë të sinqertë, ideja e hedhjes së vajit në të gjithë skalpin e kokës nuk duket shumë tërheqëse. Megjithatë, për shumë vajza, ky vaj gjen përdorim në kujdesin e flokëve. Ky vaj vlerësohet për aftësitë për të zbutur dhe ndihmuar në rritjen e flokëve. Me fjalë të tjera vaji i bën flokët të rriten më shpejt.

Por a është e gjithë kjo e vërtetë apo është thjesht një tjetër mit i internetit?

Stilisti i flokëve Dominick Pucciarello shpjegoi për Marie Claire: “Vaji i ullirit redukton konsumimin dhe këputjen si dhe rrit lagështinë, shkëlqimin, butësinë dhe rritjen e flokëve”. Ai gjithashtu shton se mund të forcojë boshtin e flokëve, të luftojë majat dyshe dhe të zvogëlojë zbokthin.

Por a do të thotë kjo që duhet t’i lyejmë flokët me vaj ulliri?

Mbi shkencën e kujdesit të flokëve me vaj ulliri, dermatologia Dr. Rebecca Marcus shpjegon: “Vaji i ullirit është kryesisht acid oleik, por gjithashtu përmban arakinë, linoleinë dhe palmatinë. Vaji ekstra i virgjër i ullirit është gjithashtu i pasur me antioksidantë. Në një nivel lagështie, kjo do të thotë që vaji vepron si një zbutës duke mbyllur flokët dhe duke i lejuar ato të mbajnë lagështinë.

Përveç kësaj, vaji i ullirit mund të ndihmojë në mbrojtjen e flokëve tuaj nga rreziqet mjedisore. Vetitë e tij antioksidante janë për shkak të aftësisë së tij për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i qelizave të shkaktuara nga UVB dhe UVA. Përveç kësaj, është treguar se ka veti anti-mykotike, të cilat mund të jenë rezultat i veprimit të tij si një pengesë mekanike midis skalpit/flokut dhe mjedisit.”

Të fundit

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV