Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.
Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.
Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit.
Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”.
Katolikët e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase.
“Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom.