Tërmeti vdekjeprurës/ Putin i vjen në ndihmë Turqisë dhe Sirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin do të ofrojë ndihmë për Sirinë dhe Turqinë, pas tërmeteve të forta që tronditën dy vendet duke lënë të lënduar mijëra persona dhe mbi 2300 viktima. Rusia, një aleate e ngushtë e presidentit sirian Bashar al-Assad, ka një prani të konsiderueshme ushtarake në vend.

Putin në një mesazh të drejtuar për presidentin sirian tha: Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore, raportoi AFP news.

Putini gjithashtu ka marrëdhënie të mira edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia të thella për humbjet e shumta njerëzore dhe dëmet nga një tërmet i fortë në vendin tuaj”, shkroi presidenti rus në mesazhin e tij drejtuar Erdoganit.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e kërkuar”, u shpreh Putini.

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 2300 persona.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

 

Të fundit

“Berisha ka larguar çdo zë kundër brenda partisë”, Kadilli: Militantët nuk tërhiqen

“Sali Berisha ka larguar çdo zë kundër brenda partisë”, kështu u shpreh analisti Fatbardh Kadilli gjatë një intervistë në...

Lajm i madh te Barcelona! Presidenti paralajmëron blerjen e dekadës!

Në intervistën e gjatë të dhënë nga Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, për TV3, foli për transferimin e mundshëm të Haaland te katalanasit. “Ne duhet...

Suedia bllokon Onlyfans, parlamenti merr vendimin e papritur!

Parlamenti Suedez, Riksdag ka miratuar legjislacionin që ndalon blerjen e shërbimeve seksuale të personalizuara në Onlyfans. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 korrik...

Pendohet Elon Musk? Miliarderi vendos të ulë shifrat e donacioneve politike

Miliarderi Elon Musk ka thënë se pret të ulë donacionet e tij politike, një ndryshim i madh nga figura që tronditi zgjedhjet e vitit...

Aksident në Kamëz, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Institut-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV