Rënia e ashensorit me 2 persona në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregu, ISHMT  ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku një çift bashkëshortësh u plagosën pas rrëzimit të një ashensori.

ISHMT bën me dije se ashensori ka pësuar defekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale.

Sipas ISHMT, ashensori nuk ishte i regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

“Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qenë në funksionim që nga viti 2012. Nga ana e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (certifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit (OMVK)”, thuhet në njoftimin e ISHMT.

Një çift bashkëshortësh u plagosën një natë më parë, pasi ashensori ku ata kishin hipur, në zonën e Unazës së Re u rrëzua nga kati i pestë në katin zero.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV