Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiç, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiçit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme.

Vuçiç tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur”.

Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiçin më 8 shkurt.

“Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai.

Vuçiç ka përmendur gjithashtu se ekziston mundësia e krijimit të një shumice tjetër në Kuvend, pa specifikuar se kush do ta krijojë atë.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.

Nëse presidenti i Serbisë do të vendoste për ndryshime pa zgjedhje, kjo do të nënkuptonte një ofertë për partitë opozitare.

Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndryshime në politikë dhe nuk është e sigurt se cila parti do ta pranonte ofertën e SNS-së.

Partitë opozitare që kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë, janë të llojllojshme – nga pro-evropiane në të djathta.

Partnerët e koalicionit, SNS-ja dhe SPS-ja, kanë shkëmbyer edhe më herët kritika, duke çuar në spekulime për zgjedhje të parakohshme. Por, deri te ndarja nuk ka ardhur dhe aleanca mes tyre ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 2012.

Lexo edhe :  OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë

Megjithatë, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë gjë e re për votuesit në Serbi, pasi ato janë mbajtur më 2014, 2016 dhe 2022.

Të fundit

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u...

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Rama ndan fotot/ Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit të Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook foto nga ceremonia e akordimit të çmimit “Karli i Madh” (Charlemagne) për presidenten e Komisionit...

“Ishte si mall kinez”/ Paratë për LaCivita të shkuara dëm, nuk ndodhi asgjë.!

Analisti Martin Leka e komentoi angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve si para e shkuar dëm. “Gjetja e opozitës, nëse shumën që nuk e...

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

I ftuar në emisionin “Log.”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për shkelje flagrante të standardeve demokratike gjatë zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV