Real Madrid arrin fitore spektakolare në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Al Ahly

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid – Al Hilal, kjo është finalja e Kupës së Botës për Klube këtë edicion.

Kampionët e Europës vuajtën, por në fund triumfuan 4-1 përballë Al Ahly në sfidën e luajtur në Rabat, në stadiumin “Moulay Abdallah”.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat kërkuese, por madrilenët e mbyllën fraksionin me golin e Vinicius Jr. në minutën e 42-të.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për spanjollët, të cilët realizuan edhe golin e dytë pas dy minutash lojë, me Valverde.

Skuadra e Al Ahly reagoi në minutën e 65-të me anë të Maaloul i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht dëshirës, të besuarit e Koller nuk ia dolën të realizonin golin e barazimit, ndërsa madrilenët fillimisht shpërdoruan një penallti në minutën e 86-të, me Modric i cili nuk gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa më vonë  Rodrygo realizoi golin e 3 në minutën e 90+3’.

Në fund rezultati u vulos nga Arribas, i cili shënoi në minutën e 8 shtesë, në prekjen e parë të topit.

Në fund 4-1 dhe Real Madrid rikthehet kështu në finale pas edicionit të vitit 2018 dhe do të luajë finalen e pestë në histori, ndërsa më parë ka fituar katër herë këtë kompeticion (2014, 2016, 2017 dhe 2018).

Të fundit

Apartament dhe automjete, sekuestrohen pasuri mijëra euro të 34-vjeçarit në Tiranë

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 228 mijë euro të një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Mësohet se...

E vërteta për mishin: A duhet ta heqim nga dieta jonë?

Në kohën e dietave vegane, trendeve të “detoksit” dhe rritjes së ndërgjegjësimit për mjedisin, mishi është shpesh në qendër të debatit. A është armiku...

Propozimi i zëdhënësit të PD: Deputetët të lënë postet partiake, po iku Berisha…

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike, Andi Mustafaj, pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ka propozuar që deputetët të...

Emrat/ Kanabis me thasë, arrestohen dy persona në Tiranë

Operacion antidrogë nga Policia e Tiranës. Dy persona Enea Tahiri dhe Besnik Shabani kanë përfunduar në pranga. Sipas burimeve, ata ishin duke lëvizur me një automjet...

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

Endrit Shabani ka kritikuar sistemin zgjedhor që kanë vendosur dy partitë e mëdha në vend, i cili sipas tij nuk lejon rotacionin. I ftuar në...

Lajme të tjera

Web TV