Zhyl Vern, “babai” francez i fantashkencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhyl Vern ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar “babai” i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agata Krist, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish. Ai është i njohur për faktin se shkruajti për shumë shpikje para se ato të shpikeshin…

…Veprat e Zhyl Vern janë një shkrirje gjeniale e fantazisë me realitetin, e së tashmes me të ardhmen. Prej këtej nisemi kur themi se Zhyl Verni krijoi një gjini të re, siç është romani fantastiko-shkencor. Edhe përpara tij ishin shkruar vepra të tilla. Le ta kujtojmë “Robinson Kruzonë” e Daniel Defosë ose veprat e Fenimor Kuperit, Bernard de Sen Pjerit, etj.
Zhyl Vern, është i mirënjohur për romane të tilla revolucionare shkencore si “Rreth botës për 80 ditë” dhe “Njëzet mijë lega nën det”.

Letërsia
Veprat e Zhyl Vernit ndryshojnë shumë prej tyre. Ato kapin jo vetëm gjithë botën dhe shumë degë të shkences e të teknikës, por problemet teknike e shkencore shërbejnë plotësisht si material për romanet dhe nuk mbeten si sfond ose si detale të veçanta. Nuk mund ta ndash kurrsesi letërsinë nga shkenca në veprat e Zhyl Vernit. Ato janë një e vetme, e shkrirë me mjeshtëri prej artisti, si rrallë në krijime të tjera të këtij lloji. Zhyl Verni ka shkruar me dhjetëra e dhjetëra vepra, njëra me e mirë se tjetra. Ne kohën e tij ato jo vetëm botoheshin e ribotoheshin brenda një kohe të shkurtër, por edhe përktheheshin në shumë vende të botes. Ato u përkthyen në Angli e në Rusi, në Amerikë e gjetkë dhe kudo gjenin lexues të shumtë, që i përpinin. Në gjithë botën, lexuesit më të apasionuar të Zhyl Vernit ishin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.

Aspirata
Zhyl Vern u lind në qytetetin bregdetar të Nantës. Ardhja dhe nisja e anijeve të shumta nga porti, nxiti imagjinatën e tij për udhëtime dhe aventura. Kur nisin kolegjin, nisi të shkruante tregime të shkurtra dhe poezi. Më pas, i ati, një avokat, e dërgoi djalin e tij më të madh në Paris për të studiuar jurisprudencë.
Aty Verne filloi të frekuentonte sallonet e famshme letrare, dhe të miqësohej me një grup artistësh dhe shkrimtarësh, përfshirë Alexandre Dumas dhe djalin e tij. Pas diplomimit qëndroi në Paris, dhe vazhdoi të shkruante pavarësisht nga presioni i babait të tij për të rifilluar karrierën e tij si jurist. Më 1852, Verne refuzoi përfundimisht ofertën e babait të tij për të hapur një studio ligjore në Nantë.
Në vend të kësaj, aspirant për shkrimtar nisi një punë modeste si sekretar i Teatrit Lirik. Pasi njihet dhe martohet me një grua të ve, Verne filloi të punonte si agjent i bursës. Ndërkohë që refuzoi të braktiste karrierën e tij letrare, më 1857 botoi librin e tij të parë “Salloni”.

Lexo edhe :  Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Krijimtaria
Karriera e tij si shkrimtar, mori hov falë njohjes me redaktorin dhe botuesin Pierre-Jules Hetzel në vitin 1862. Më 1863, Hertzel publikoi librin “Pesë javë në balonë”, i pari i një serie romanesh aventurioze nga Verne, që do të përfshihen në përmbledhjen “Udhëtimet e jashtëzakonshme”. Një vit më vonë, do të botojë librin “Udhëtim në qendër të tokës”, dhe më pas “Nga toka në Hënë”. I frymëzuar nga dashuria e tij për udhëtime dhe aventura, Verne bleu shpejt një anije, dhe së bashku dhe gruan shpenzuan shumë kohë duke lundruar dhe qëndruar në porte të ndryshme, nga Ishujt Britanikë në Mesdhe, të cilat i ofruan shumë materiale për tregimet dhe romanet e tij.
Edhe pse po shijonte një sukses të madh profesional në vitet 1870, Jules Verne filloi të kishte shumë probleme dhe konflikte në jetën e tij personale. Ai e dërgoi djalin e tij rebel në një kolegj riedukimi më 1876, dhe disa vjet më vonë Michel i shkaktoi edhe më shumë telashe, pas marrëdhënieve të tij të paligjshme me një vajzë të mitur.

Epilogu
Në vitin 1886, Verne u qëllua aksidentalisht në këmbë nga nipi i tij Gaston, duke mbetur i çalë për pjesën e mbetur të jetës. Botuesi dhe bashkëpunëtori i vjetër Hetzel vdiq një javë më vonë, dhe vitin që pasoi ndërroi jetë edhe e ëma. Megjithatë shkrimtari vazhdoi të ishte produktiv deri në fund të jetës së tij. Zhyl Vern vdiq në Amien 24 mars 1905 dhe u varros në këtë qytet.

Për botim: L.Veizi

Disa thënie nga Zhyl Vern:
-“Duket si diçka e zgjuar të marrësh parasysh çdo gjë të keqe nga fillimi dhe të lësh çdo gjë të mirë të vijë si një surprizë”.
-“Vetmia, izolimi janë gjëra të dhimbshme dhe shkojnë përtej asaj që një njeri mund të përballojë”.
-“Me lirinë, librat, lulet dhe hënën, kush nuk do të ishte i lumtur?”
-“Liria është diçka, për të cilën ia vlen të paguash që ta kesh”.
-“Nuk ka pengesa të pamundura. Ka thjesht vullnete të forta dhe të dobëta”.
-“Gjithçka që duket e pamundur, është duke pritur që të arrihet”.
-“Shkenca është e përbërë edhe nga gabime, të cilat janë të vlefshme të bëhen, sepse ato të çojnë hap pas hapi drejt së vërtetës”.
-“Deti është gjithçka…”
-“Në Tokë nuk ka parajsë, por ka copëza të saj”.
-“Mbi gjithë nevojat, varfëria është ajo që na mëson më tepër”.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: SPAK po vepron si organizatë e paligjshme

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si...

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali Berisha për fushatën e tij,...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të...

“Humba ndjenjat dhe…”, çfarë i ndodhi G-Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai...

Lajme të tjera

Web TV