Rrahën mjeken pasi u vdiq familjari/ Dëshmojnë 2 të arrestuarit: Kemi qenë të dehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Igli Spahija dhe Bledar Bali, dy personat që u vunë në pranga pasi dhunuan mjeken në pavionin e Infektivit, pasi i afërmi i tyre ndërroi jetë, kanë shprehur pendesë për aktin.

Në dëshminë e dhënë para policisë, ata janë shprehur se në momentin që kanë rrahur doktoreshën kanë qenë të dehur dhe të hidhëruar nga lajmi tronditës që kanë marrë. Gjithsesi, në dëshmi ata shtojnë se kanë shumë rezerva për shërbimin që bluzat e bardha i kanë bërë të afërmit të tyre të sëmurë.

“Kemi qenë të dehur dhe të hidhëruar me lajmin për vdekjen e familjarit. Mjekja nuk u kujdes për të dhe kemi shumë rezerva për ekipin mjekësor,”- mësohet të jenë shprehur ata para policisë.

Spahija dhe Bali u arrestuan dje. Rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme ata bashkë me tre të tjerë të afërm dhunuan një mjeke. Më pas shkatërruar dyert e dritaret e spitalit. I afërmi i tyre ishte i infektuar me Covid 19 dhe ishte shtruar, por dje ndërroi jetë nga një anfarkt. Kjo gjë bëri që gjithë familjarët e të ndjerit të revoltoheshin ndaj personelit mjekësor.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV