Historitë prekëse në Turqia nuk kanë të reshtur. Së fundmi xhiron e rrjetit e ka bërë një djalosh turk, i cili qëndroi 87 orë nën rrënoja pas tërmetit tragjik. Ai quhet Kadir dhe është tifoz i Gallatasarait, teksa ka idhull, sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi.
I riu i rrëfeu mjekut që po e kontrollonte pas shtrimit në spital se donte një fanellë me autograf të sulmuesit argjentinas, duke pozuar nga spitali me mënyrën e festimit të Ikardit. Nuk ka vonuar dhe reagimi i sulmuesit, që i ka premtuar fanellën dhe një përqafim të fortë.
“Kadir i vogël, shpresoj të të shoh së shpejti që të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort”, ka shkruar Ikardi në “Instagram” teksa ka postuar historinë prekëse të Kadirit.