E rëndë/ Shqiptari ‘ther’ me thikë 22-vjeçarin grek në një lokal nate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një episod i përgjakshëm është regjistruar orët e para të mëngjesit të së dielës jashtë një klubi të Artemisës në Greqi.

Tre persona me origjinë shqiptare janë përleshur me një 22-vjeçar i cili ishte bodygard i lokalit të natës e më pas sherri ka agravuar duke e lënë të plagosur me thikë. Pasi plagosën të riun, 3 personat u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. 

Mediat greke bëjnë me dije se 22-vjeçari i plagosur i ndoqi ata me makinën e tij, por nga dëmtimet e shumta ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një farmaci në qoshe të rrugës së Salaminos të shtetit helen.

Autori 33-vjeçar sulmoi me thikë të riun dhe pas kësaj bashkë me dy shokët e tij u largua nga vendngjarja me taksi e cila drejtohej nga një person po me origjinë shqiptare dhe janë zhdukur në drejtim të Rafinës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga mediat greke, kanë qenë autoritetet vendase që kanë ndihmuar 22-vjeçarin që u përplas me farmacinë për ta transportuar në ambulancë.

Banorët e zonës janë alarmuar ndërsa policia është në kërkim të dëshmitarëve që kanë parë arratisjen e dy shqiptarëve.

Të fundit

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Rama ndan pamjet nga ura e re e Bahçallëkut/ I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe urën e re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës po avancojnë me ritme të shpejta. Ky projekt infrastrukturor, që...

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për vendosjen e “sanksioneve shkatërruese” nga...

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Malta do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, njoftoi të martën në mbrëmje kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV