Plagosja me armë e 15-vjeçarit/ Si ndodhi përplasja mes gjimnazistëve në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Laçit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në gjimnaz. Në njoftim bëhet me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë i mituri me inicialet L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autor, sipas policisë është A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi: 

Në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV