Protesta/ Berisha e quan sukses, Rama e ironizon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje publike dje e ka konsideruar si sukses protestën e së shtunës së kaluar dhe qëllimi sipas tij ishte “ndërgjegjësimi ndërkombëtar” për “nisjen e revolucionit demokratik paqësor”.

Rama gjen “qetësinë” dhe ironizon tubimin e demokratëve.

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar protestën një ditë pas zhvillimit të saj, duke e cilësuar si “nisjen e revolucionit demokratik”. Kreu i PD-së është vendosur nën trysni, pasi pritshmëritë e demokratëve ishin më të mëdha, për një protestë të qëndrueshme që mund të lëkundnin pozitat e Ramës.

Për të mbrojtur protestën e cila ishte relativisht e madhe, por mjaft paqësore dhe me “kauzë” të mbetur në mes, Berisha u shpreh se protesta ia arriti qëllimit, që sipas tij ishte ndërgjegjësimi I faktorit ndërkombëtar dhe për më tepër e cilësoi vetëm si nisjen e një revolucioni demokratik, që sipas tij do të mbyllet me largimin e Ramës. “Hapja dje (të shtunën), e revolucionit tonë me një protest madhështore ka pushtuar mediat e botës. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë e mëdha të botës. ne treguam se ka një popull që nuk pajtohet me aktet kriminale të Edi Ramës.

Ai rekruton kryezbuluesin e SHBA-ve për të luftuar opozitën”-tha Berisha. Më tej asi shtoi se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor e demokratik. “Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika e tmerri, kur e panë se u larguam të qetë dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ndodhi gjë dolën nga ishin futur dhe filluan të thonë ku është revolucioni. Ja ku është qeveria”, theksoi kreu I PD-së. megjithatë Berisha premtoi se protesta e sotme përpara Parlamentit do të jetë më e vendosur.

“Parlamenti do ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij. Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet kushtetuta e vendit”-tha Berisha.

Lexo edhe :  Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Rama ironizon protestën

 Edi Rama ka publikuar video nga protesta e thirrur nga Sali Berisha në kryeministri, ku u hodhën tymuese e shashka dhe ironizon duke thënë se ditën e shtunë ishin zhgarravinat e revolucionit ndërsa sot nis një javë punësh të mira.

Me fjalët që u përdorën më shpesh gjatë protestës nga Sali Berisha si “revolucion demokratik” dhe “rrëzim regjimi”, kreu i qeverisë ka ironizuar protestën që u mbajt para kryeministrisë, ku protestuesit hodhën edhe shashka e tymuese. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan: “Dje zhgarravinat e revolucionit, sot (dje) dushi i regjimit, nesër (sot) nis një javë e re punësh të mira”.

Në pamje shfaqet momenti i hedhjes së shashkave dhe më pas pastrimi i ambienteve të jashtme të Kryeministrisë që Rama e quajti “dushi i regjimit”. Kreu i qeverisë është kujdesur edhe për audion pasi fillimisht dëgjohet zëri i Sali Berishës që e cilëson opozitën më të fuqishme se kurrë dhe më pas shfaqet kënga për fëmijë “Macja le të lahet”. Kështu e ironizon gjithçka organizoi ish kryeministri një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku theksonte se ishte nisja e një revolucioni demokratik për rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV