Incidentet e dhunshme në protestën e opozitës, vihen në pranga dy persona (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona të identifikuar si Dorison Petoku dhe Jakup Stafa janë vënë në pranga pas protestës së Opozitës. Ata akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike.

Shoqërimet në komisariate kanë nisur që një natë më parë, pasi protesta u mbyll.

Protesta e dytë e zhvilluar nga opozita dhe e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është shoqëruar me tensione në ambientin para Kuvendit.

Qindra protestues janë përplasur fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit, duke çarë edhe kordonin që ata kishin krijuar për të ruajtur sigurinë.

Policia ka përdorur tymuese për të neutralizuar protestuesit dhe për të bërë shpërndarjen e tyre, por këta të fundit kanë bërë rezistencë duke shtyrë në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit.

Me pankarta thumbuese ndaj qeverisë e kryeministrit Rama për skandalin ‘McGonigal’ ku u zbulua edhe emri i tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, protestuesit për rreth 3 orë në mbështetje të opozitës kanë qëndruar para Kuvendit ku edhe kanë ndjekur deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha përmes një monitori në Led.

Pasi kryetari i PD-së ka lënë foltoren e Kuvendit dhe u është bashkuar protestuesve me thirrje për një tjetër organizim për ditën e enjte 16 shkurt për pak minuta ata janë shpërndarë në zona të ndryshme.

Të fundit

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV