Rama takon homologun bavarez, marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder kanë mbajtur një konferencë për mediat pas takimit të tyre ku bënë me dije se janë firmosur një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e projekteve konkrete në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, tregtia, bujqësia, mjedisi dhe shëndetësia.

Ndërkohë që parlamanti ishte mbledhur për të zhvilluar seancën plenare, jashtë parlamntit, protetsuesit shpërthyen barierat, ndërsa Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e paërbashkët me homologun e Bavarisë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të komentojë protestën e opozitës e cila nisi të shtunën përpara kryeministrisë dhe këtë të hënë u zhvendos në selinë e Parlamentit. Në konferencën e përbashkët me homologun e Bavarisë, Rama deklaroi se është e drejtë e opozitës të ketë një revolucion në mendje. “Një nga gjërat më të bukura që bëjnë gjermanët është se kur flasin në gjuhë të huaj nuk merren me njëri-tjetrin. Kjo është një temë e brendshme. Kryeministri ka ardhur këtu për marrëdhëniet me Shqipërinë, që janë shumë të mira. Sot kryeministri i Bavarisë më takoi mua, një ditë mund të takojë një tjetër. Se çfarë ka këtu mes nesh nuk i takon kësaj konference. Në prani të të huajve nuk flas për probleme të brendshme që ne i trajtojmë shqip. Secili ka një qasje të vetën për revolucionin.

Opozita ka një tjetër në mendje. Është e drejta e saj”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama tha se kishte diskutuar me kryeministrin bavarez për tre çështje kryesore konkretisht, për zhvillimin e sipërmarrjes, hapjen e një shtëpie kulture bavareze dhe mbështetja e të rinjve shqiptarë dhe bavarezë në programe të ndryshme studimi. Ai tha se ishte folur edhe për bursa që mund të ofrohen për studentët shqiptarë të cilët në të ardhmen do të duan të studiojnë në Bavari.

Takimi

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të mbajtur me kryeministrin e Bavarisë, tha se në takim u fol edhe për bursat që Bavaria mund të ofrojë për studentët shqiptarë të cilët duan të studiojnë në universitetet bavareze. Ai tha se Shqipëria do të përqendrohet në firmosjen e marrëveshjeve për lidhjen me universitetet mes dy vendeve. “Unë e di se keni parë shumë marrëveshje lart e poshtë, po tjetër të firmosësh me Bavarinë dhe tjetër të firmosëssh me partitë në Shqipëri që të mos marrin të tjerë nëpër gojë. Ne kemi folur me kryeministrin bavarez për atë që është prioritet dhe pas përpjekjeve të bëra është arritur që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në aleancën e universiteteve të BE. Ne do kërkojmë sa më shumë lidhje me universitetet dhe me programet që ato kanë,. Kemi folur edhe për bursa për studentët shqiptarë në Bavari dhe kështu me rradhë duke u rikthyer tek ajo që në dukje është diçka e vogël por është një kthesë shumë e rëndësishme, zyra e zhvillimit të sipërmarrjes Bavareze këtu në Shqipëri. Ka ardhur edhe përfaqësuesi i Bavarisë për të ofruar mundësi të investimit të sipërmarrjeve nga Bavaria dhe nga ana jonë ne do të lehtësojmë procedurat për firmosjen e marrëveshjeve të tilla”, tha Rama.

Lexo edhe :  Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Kryeministri i Bavarisë

Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder është shprehur se do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e BE-së, e ndërsa tha se do të punojnë së bashku në disa drejtime. Ai tha se do të hapet një zyrë kontakti me qëllim që të rritet bashkëpunimi për ata që duan të vijnë për punë në Gjermani. “Premtova të vij këtu sepse kemi të bëjmë me një lidhje historike mes 2 vendeve tona, kur Europa më e fortë me Ballkanin Perëndimor. Të bëjmë të mundur që Shqipëria që ka zhvilluar procese të rëndësishme të reformave të përshpejtojë ecurinë në BE. Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëni se do të mbetemi të lidhur me njëri tjetrin, me marrëveshjet e sotme, do të vendosim në aplikim disa marrëveshje për drejtësinë, ekonomisë, teknologjinë, bujqësinë, bëhet fjalë për bashkëveprimin mes Parqeve tona kombëtare dhe një pikë tjetër është tema që ka të bëjë me arsimin, do të ngremë një shtëpi bavareze me kulturë bavareze, oferta e sotme mund të ishte fillimi për shumë ide të tjera. Do të hapim një zyrë kontakti këtu që do të rrisë bashkëpunimin, për ata që duan të vijnë në BE është që njerëzit nga Shqipëria të vijnë dhe të punojnë te ne, do keni mbështetjen tonë në rrugën drejt Europës”, tha Söder.

Të fundit

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Lajme të tjera

Web TV