Trazirat në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të PD- së (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PS do kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 4 deputetëve të PD-së.

Duke iu referuar burimeve nga PS, sipas informacioneve, raportohet se pas kaosit në seancën e djeshme të parlamentit, PS do kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Flamur Nokës, Sali Berishës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione, përplasje dhe akuza, teksa jashtë parlamentit zhvillohej protesta e thirrur nga opozita.

Për gati 1 orë e gjysmë, deputetë të PD-së u përplasën me socialistët, ku kryefjalë e akuzave ishte çështja McGonigal, ndërsa disa prej tyre nuk u lejuan që të hynin në sallë pasi ishin të përjashtuar.

Ndonëse salla u përfshi nga debate të ashpra, ku Garda u ngrit dy herë për të rrethuar foltoren, kryetari i PD-së Sali Berisha mori disa herë fjalën dhe pasi ndërpritej nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla fuste në ‘lojë’ “Facebook”-un e tij, nga ku bënte lidhje live.

Në sallën e Kuvendit nuk munguan as zhurmat e shkaktuara nga rënia e bilbilave, si dhe goditja me duar e tavolinave, në shenjë proteste për situatën e krijuar në Kuvend, seancë në të cilën kryeministri Edi Rama mungoi për të disatën herë. Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, ku u mbajt për gati 2 orë protesta e opozitës, u regjistruan disa episode të dhunshme.

Të fundit

Premtimi i Lamine Yamal ndaj Henryt pas ndeshjes Barça-Inter

Pas performancës së Lamine Yamal në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Montjuïc, 17-vjeçari foli...

“S’po kërkoj asgjë për veten time”/ Rama flet mbi synimin si kryeministër

ryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete...

1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i fermerëve ka mbetur stok në...

“Ditë të nxehta na presin!”/ Maj me temperatura qershori, mëngjese e mbrëmje të freskëta

Muaji maj nuk do të jetë tipik pranveror. Sinoptikania Lajda Porja shprehet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se temperaturat e këtij...

“Duhet një i ri”/ Rama: Më i ri dhe më i vjetër jam unë! Nuk ka nevojë për të tretat

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij online “Sy m’sy”, i cili ishte shprehur se duhen votuar...

Lajme të tjera

Web TV