Bashkëjetonte në Belgjikë me një vajzë/ Zbardhen detajet nga arrestimi i Leonard Dukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen detaje të reja në lidhje me të arrestuarin Leonard Duka, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës së 14 shkurtit.

Sipas informacioneve, mësohet se në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Policia shqiptare përmes informacioneve kishte arritur që të zbulonte vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka. Më pas kanë njoftuar autoritetet belge, të cilat arrestuan 37-vjeçarin.

Duka fshihej prej kohësh në Belgjikë, ku bashkëjetonte me një vajzë. Ndërkohë, policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.

Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së ish efektivit Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

 

Të fundit

Befasi politike në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...

Ceremonia e veçantë, përmbyllet stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

U përmbyll sot me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Kjo stërvitjeje, që...

SPAK thërret Berishën për t’u pyetur! “Paraqitu ose urdhërohet shoqërimi me detyrim”

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një fletëthirrje liderit demokrat Sali Berisha, për t’u paraqitur ditën e martë, më 10 qershor në ambientet e...

50% e fëmijëve vuajnë nga anemia, cilat janë shkaqet?

Fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga anemia si pasojë e mungesës së hekurit janë shtuar në të gjithë Europën, dhe një nga shkaktarët është...

Rally Albania ndalet në zonën e Korçës, pilotë nga 23 vende testojnë terrenin sfidues

Ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania, ku pas ndalesës në Shkodër, gara është zhvendosur në Korçë për tapën e dytë të saj. Rreth...

Lajme të tjera

Web TV