Joe Biden “shuan” shpresat e Vuçiç për Kosovën, alarmohen serbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA ka tronditur pozitat e presidentit Aleksandër Vuçiçit me mesazhin e fortë që ka dhënë ditën e djeshme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka bërë të qartë si asnjëherë më parë ditën e djeshme se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbyllet me njohje reciproke. Palët kanë në duar planin franko-gjerman, i cili po mbështetet, por që ka ende rezerva. Megjithatë presidenti Biden e ka deklaruar prerë se do të jetë në krah të Kosovës. Deklarata e tij ka ardhur gjatë një mesazhi urimi që ai i ka dërguar presidentes Vjosa Osmani në kuadër të pavarësisë së Kosovës. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden në letrën e tij. Ndër të tjera, Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë. “Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.

Alarmohen serbët

Kjo deklaratë ka prishur shpresat e presidentit Vuçiç për të shmangur pavarësinë e Kosovës. Kujtojmë se pak ditë më parë Vuçiç është shprehur: “Vetëm ëndërron për njohje reciproke” kur është  pyetur për të komentuar deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili tha se “SHBA e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet nën kujdesin e BE-së dhe ata besojnë se njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar i atij procesi”. “Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, të zvogëlojnë barrierat ndaj tregtisë, të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura që kanë qenë atje që nga vitet nëntëdhjetë dhe për të avancuar në procesin e integrimit evropian”, tha Escobari për portalin The Pavlovic Today.

Lexo edhe :  Masakër në Mal të Zi, 5 persona vriten pas një sherri në lokal

Protestë në Beograd

Vuçiç ndodhet në presion, pasi serbët kanë shpërthyer në protesta ndaj tij. Grupe protestuesish serbë në mesin e të cilëve edhe veprimtarë pro-rusë u mblodhën në qendër të Beogradit, duke kërcënuar me trazira nëse Serbia pranon një plan të mbështetur nga perëndimi që synon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Pra Beogradi është alarmuar pasi dokumenti pak a shumë nënkupton njohjen e Kosovës.  Ndjenjat pro-ruse po rriten në Serbi, e cila e konsideron Rusinë, një anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aleaten kryesore në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës që u shpall 15 vjet më parë.

Protestuesit, që mbanin parulla “Kosova – Nuk ka dorëzim” dhe brohorisnin brohoritnin “Serbi-Rusi”, ndërsa ultra nacionalisti Damjan Knezheviç bëri thirrje për trazira nëse Beogradi kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën. Edhe pse ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, në Kombet e Bashkuara dhe forume të tjera ndërkombëtare, Serbia është kritikuar nga perëndimi se nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Diplomacia perëndimore ka shtuar përpjekjet për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas një propozimi evropian, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se e pranojnë propozimin në parim dhe se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi do të çonte në përballje me sanksione.

 

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV