PAMJET E FRIKSHME/ Punonjësi me fat shpëton pas breshërisë së plumbave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto pamje të frikshme të marra nga kamera e sigurisë e një dyqani në Queens, Nju Jork tregojnë një person të armatosur me pistoletë që hyn në dyqan dhe qëllon në kokë një punonjës.

Akoma më tronditëse është fakti se i armatosuri i maskuar rishfaqet disa sekonda më vonë duke tundur automatikun dhe qëllon me breshëri në drejtim të punonjësit të plagosur lehtë, por sërish pa e vrarë.

Video e publikuar nga New York Post tregon punonjësin 47-vjeçar në Rockaway Express Deli në South Ozone Park duke ndihmuar një klient pas banakut të dyqanit, kur i armatosuri futet me vrap në dyqan dhe e qëllon me pistoletë, ndërsa siç rezultoi nga autoritetet policore, dy personat dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje.

Në video, personi i armatosur, i veshur me të zeza me maskë dhe kapuç, shihet qartë se kan objektiv fytyrën e punonjësit dhe qëllon të paktën tre herë, teksa punonjësi 47-vjeçar shtrëngon kokën dhe bie përtokë pas banakut duke bërtitur.

I dyshuari del nga dyqani pasi viktimës i rrjedh gjak nga koka, por kthehet disa sekonda më vonë me një automatik, të cilin e mbështet mbi banak drejt nëpunësit ende të strukur në qoshe dhe qëllon mbi të disa herë para se të largohej nga dyqani.

Policia tha se punonjësi 47-vjeçar u qëllua në sy dhe një 27-vjeçar tjetër pësoi një dëmtim në kyçin e dorës, ndoshta nga një fragment plumbi.

Të dy të plagosurit u transportuan në Qendrën Mjekësore Spitalore Xhamajka. Policia e identifikoi autorin si 35-vjeçarin Donnie Hudson, i cili jeton në një apartament pranë bulevardit Rockaway Deli.

Hudson thuhet se u grind me punëtorët e dyqanit përpara se të kthehej me një armë në dorë.

Lexo edhe :  Bananja "6 milionë dollarëshe" konsumohet për herë të dytë

Oficerët e arrestuan atë më vonë atë mbrëmje. Mbi të rëndojnë disa akuza.

Të fundit

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Tre paradokse të qeverisë dhe një nga opozita, ironia e Roland Bejkos

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij...

Lajme të tjera

Web TV