“A jeni gati të zbuloni një përvojë mesdhetare?”/ “The Sun” lartëson bregdetin e Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thënë kjo, ajo që me siguri do të bëhet “hotspot-i i të gjitha hotspot-eve” në Shqipëri është Vlora, aty ku riviera fillon dhe mundësitë nuk mbarojnë kurrë.
Vlora është quajtur si “Qyteti i Flamurit” për shkak të rëndësisë së saj historike, dhe njëherazi “Qyteti që mbretëron mbi dy dete”, si shtëpia e bregut ku Adriatiku puth detin Jon. Disa nga monumentet më të famshme të Shqipërisë ndodhen në Vlorë: Gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Parku Kombëtar i Llogarasë, etj. 300 ditë me diell, vendas mikpritës, një koleksion unik plazhesh të pacenuara ranore dhe shkëmbore, një jetë e gjallë nate dhe ushqim të pasur janë vetëm disa përfitime të tjera që në hartën tuaj e bëjnë këtë qytet domosdoshmërisht të vizitueshëm.

Sipas “The Sun”, afërsia me Palasën, Dhërmiun, fshatrat të tjerë simpatikë dhe plazhet e famshme, deri në qytetin e Sarandës, e bën Vlorën një ndalesë të preferuar. Por qyteti bregdetar ka shumë më tepër potencial se kaq.
Porti më jugor i Adriatikut nuk është vetëm fillimi i rivierës, por është edhe kryeqyteti i saj. Me investimin e ardhshëm, Vlora Marina, qyteti rivendos statusin e saj si mbretëresha shqiptare e detit.

Marina luksoze është një projekt bashkëkohor që pritet ta kthejë Vlorën në një pikë referimi rajonal dhe ndër komunitetet më të kërkuara bregdetare deri në vitin 2026. Një marinë e klasit botëror me 434 vende që ankorojnë jahte dhe superjahte, një kompleks rezidencial me apartamente premium, dy hotele me 5 yje të markave të mirënjohura ndërkombëtara dhe një shëtitore buzë detit me mundësi argëtimi të përzgjedhura do ta shndërrojnë qytetin në një destinacion të mirënjohur që i ka të gjitha.

Lexo edhe :  Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

“E frymëzuar nga deti, e udhëhequr nga erërat” siç e përshkruan veten projekti në faqen e tij zyrtar, Vlora Marina duket mjaft premtuese për të përmbushur udhëtimin, pushimet apo edhe jetesën e një njeriu aq të guximshëm sa të jetë i etur për dallgët.
Ky projekt urban miks premium që është ende në zhvillim ka tërhequr që tani vëmendjen e admiruesve të jetës detare në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Së shpejti, do ta gjeni emrin e këtij qyteti në listat destinacioneve më të mira të për pushime dhe në editoriale edhe më prestigjioze.

Megjithatë, këtë herë, për shkak të një oferte sa elitare aq edhe të larmishme si Vlora Marina.
Duke iu referuar “The Sun”, riviera shqiptare pritet të jetë jashtëzakonisht popullore në vitin 2023. Padyshim, Vlora Marina do të shërbejë si një katalizator për rilindjen e qytetit në një qendër turistike të klasit botëror dhe me siguri do të forcojë pozicionin e Shqipërisë në hartën turistike evropiane. Nëse e keni vizituar qytetin – tashmë keni thjesht një arsye më shumë për t’u rikthyer.

Dhe nëse jo, pyetja është e thjeshtë, a jeni gati të zbuloni një përvojë të re mesdhetare?

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV