Godina të reja te “Qyteti Studenti”/ Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, për të cilat tha se koha e zaptimit të hapësirave publike ka marrë fund, kurse puna që po bëhet këtu do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në Kryeqytet.

“Më vjen mirë të them se ‘Qyteti Studenti’ nuk ka qenë kurrë më i liruar dhe më i transformuar se sot. Puna ende nuk ka mbaruar, por nuk ka qenë asnjëherë më mirë se kaq, nëse kujtojmë sa territor dhe sa dhoma kemi liruar. Tre godina ishin zënë nga qytetarë, të cilët nuk ishin fare studentë. Ata i mirëkuptojmë, të gjithë do të trajtohen me bonus qiraje. Jo vetëm këtu, në Njësinë 2, por edhe në Njësinë 11, ku kemi pasur qytetarë, të cilët kishin zënë godinat e studentëve të Universitetit Bujqësor – do të trajtohen me bonus qiraje, njësoj siç ishin këtu, por ama kemi çliruar disa hapësira për studentët. Më vjen mirë që pasi kemi mbaruar konviktet e UBT-së, të Inxhinierisë, të Mjekësisë, tani po ecim si efekt domino: po mbarojmë 4-5 godina këtu, fillojmë 4-5 të tjera në Qytetin Studenti”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se studentët kanë prioritet dhe kërkoi bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që konviktet e reja të mbarojnë sa më shpejt.

“Në mandatin e tretë duhet ta mbyllim kapitullin e godinave që duhet të rikonstruktohen, për të filluar më pas me godinat e reja, çka nënkupton hapësirë të re për Fakultetin e Drejtësisë, për Fakultetin e Ekonomisë, për Shkencat Sociale dhe më shumë hapësirë për studentët në terma të konvikteve apo apartamenteve të vogla. Në një kampus të vërtetë bashkëjeton edhe pjesa akademike, edhe pjesa rezidenciale. Ftesa për të gjithë është: bashkëpunim! Studentët do jenë të parët, kanë prioritet. Me të mbaruar 4 konviktet këtu, do të fillojmë 5 konvikte të reja me KFË-në dhe qeverinë gjermane. Pasi të mbarojmë ato, do të fillojmë kampusin e ri”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  “Ku janë tatimorët?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtë ose si dru!

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV